Dje u zbulua fituesi i garës më të madhe evropiane për klube për këtë sezon në Champions League.
Chelsea arriti të mposht rivalin anglez me rezultat 1-0, për të fituar trofeun më prestigjioz për herë të dytë në histori të klubit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas kësaj ndeshje janë mësuar të gjithë emrat e ekipeve evropiane nëpër vazot përkatëse që do të marrin pjesë në Champions League në edicionin e ri.
Chelsea dhe Manchester City do të jenë pjesë e vazos së parë, Chelsea si fituesi i Ligës së Kampionëve, kurse Manchester City pasi fitoi Premierligën, në vazon e parë do të jetë edhe fituesi i Europa League, Villarreal që e mposhti një tjetër ekip anglez, Manchester United.
Ja klubet që do të jenë pjesë e vazove 1 dhe 2:
Vazo 1: Chelsea, Villarreal, Atletico Madrid, Man. City, Bayern, Inter, Lille, Sporting.
Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, Paris Saint Germain, Liverpool, Sevilla, Borussia Dortmund.
/GazetaBlic Sport/


