Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza ka folur për dështimet e Qeverisë Kurti.
Hamza në emisionin ‘Pressing’ në T7 i ka përmendur dështimet e Kurtit, duke filluar nga ekonomia, asnjë njohje, shkelje të ligjit e Kushtetutës, skandale e afera në energji.
:Tish kurthu veq autostradat ish kon ma e lehtë, por janë kurthu shumë sene. Është kurthu ekonomia, nuk është në gjendje të mirë, në diplomacy asnjë njohje asnjë anëtarësim, në rend dhe ligj, shkelje e ligjit shkelje e kushtetutës, skandale, afera në energji, rezerva shtetërore, kontrata njëburimore. Kjo është një mungesë e planifikimit, transparencës, llogaridhënies. Demokracia, ka pas vend me u përmirësu, por nuk ka ndodh që Qeveria me injoru deri në atë masë Kuvendin që mos me shku as mu përgjigj në pyetjet e deputetëve”, tha ai.