Showtime

Janë hapur dyert e ‘Gate Club’ për të gjithë!

12/10/2022 16:03
nga:Mergim Rreci

Me hapjen e dyerve të “Gate Club”,po hapet edhe dera për sezonin e ri dimëror të jetës së natës. Si një ambient i dedikuar tërësisht për magjinë që sjell nata në Prishtinë, “Gate Club” do mirëpresë artistë lokal dhe botëror, të cilët do të pasurojnë Prishtinën tonë të bukur si asnjëherë më parë. Revolucion i jetës së natës, kulturë e mirëfilltë e muzikës dhe cilësi e një niveli tjetër, janë vetëm disa nga sinonimet që mund t’i përdorim për të përshkruar këtë klub nate.

Sonte me 09.12 po hapet një kapitull i ri. Një kapitull i cili do të përmbajë gjithçka që i ka munguar kryeqytetit. Pra, një sezonë me temperatura të ulëta njëkohësisht edhe shumë e nxehtë mbrapa dyerve të Gate po na pret.

Prishtinën sonte po e pret një natë e paharrueshme duke festuar hapjen me PINT në Gate Club, e ne ju garantojmë që kjo natë do të mbetet në kujtimet e juaja si një natë magjike. Tani të gjithë keni tiketën për fluturimin më të hatashëm dhe për të përjetuar një jetë të natës ndryshe!

Me një lokacion perfekt, “Gate Club” ofron për ju vendin ekskluziv për të kaluar një natë të zjarrtë përplot argëtim. “Gate Club” gjindet në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, kilometri i pare mbrapa ETC.