Në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër Napolit, trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli edhe për garën e Scudettos, duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të besojë ende në titull, pavarësisht se është 11 pikë prapa në renditje.
Sipas tij, Interi ende është në garë dhe ai beson se mund ta fitojë titullin në fund, përcjell GazetaBlic Sport.
“Po, kemi shanse. Kanë mbetur edhe 23 ndeshje dhe ka shumë pikë për t’u rrëmbyer. Interi, si të gjithë ata që ndjekin, duan të mbyllin diferencën, ndaj një kundërshtari që është skuadra më e mirë në Evropë për momentin. Duhet të urojmë Napolin dhe trajnerin e tyre, por kush është prapa ka shpresën për të shkurtuar diferencën. Kjo, megjithatë, kalon nga fusha: Jemi një grup i bashkuar, me tifozë të jashtëzakonshëm, që duan të fitojnë të gjitha ndeshjet, pa menduar për mungesa, lëndime dhe pezullime”, tha Inzaghi.
Inter dhe Napoli takohen nesër nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport


