Lajme

Janar–prill: Kosova importoi nga Serbia mallra në vlerë prej afro 71 milionë eurosh

05/22/2026 22:22
nga:Sh R

Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, Kosova importoi nga Serbia mallra në vlerë prej afro 71 milionë eurosh, gati 300 mijë më shumë në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kjo po konsiderohet shqetësuese, pasi ekzekutivi tashmë në detyrë kishte ardhur në pushtet me thirrje për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe shmangien e shtetit fqinj.

Kushtrim Ahmeti, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, tha se bizneset po detyrohen të importojnë miliona euro zhavorr nga Serbia, ndonëse resurset ekzistojnë në Kosovë, por Ligji për Pronën Publike po ua pamundëson shfrytëzimin./klankosova