Sporti

Jan Oblak: Turp si humbëm ndeshjen

11/06/2023 18:04
nga:E K

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, e pranon se është i zhgënjyer me humbjen nga Las Palmas.

“Gardiani” i skuadrës së Diego Simeones, thotë se Las Palmas bëri një ndeshje të mrekullueshme, por sipas tij, skuadra e tij kishte më shumë raste, por që nuk i realizuan.

“Ata luajtën një ndeshje të mrekullueshme. Ne patëm disa raste, ata nuk patën shumë raste, por ata shënuan. Është turp”, ka thënë Oblak.

Ai kërkon nga bashkëlojtarët e tij, që të harrojnë humbjen me Las Palmas dhe të mendojnë për sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve.

“Ne duhet të ngritëmi sepse të martën na pret një tjetër ndeshje e vështirë të cilët duhet fituar”, ka theksuar Oblak.