Euro2024

Jan Oblak: Jemi të zhgënjyer, nuk kishim fat, Portugalia e meritoi fitoren

07/02/2024 11:12
nga:Lorik J

Portieri slloven Jan Oblak ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer pas humbjes 3-0 të skuadrës së tij nga penalltitë ndaj Portugalisë në 1/16 e fundit të Euro 2024.

Koha e rregullt dhe koha shtesë përfunduan 0-0, dhe ai priti një penallti të Cristiano Ronaldos në fund të ndeshjes.

Megjithatë, kolegu i tij nga Portugalia në portë, Diogo Costa, u bë hero pasi priti të tre penalltitë e lojtarëve të Sllovenisë.

“Fatkeqësisht, nuk shkoi mirë për ne. Unë kam mbetur pa fjalë … atmosfera këtu është e mahnitshme dhe kjo e bën atë shumë më të vështirë. Nuk ka asgjë më shumë për të shtuar”, tha Oblak. .

“Ajo që ndodhi në kohën shtesë… ne patëm një shans për të shënuar, por ndoshta na mungonte pak fat. Në fund, Portugalia fitoi me meritë. Urime atyre,” shtoi ai.