Sporti

Jan Oblak bën histori në La Liga

05/05/2025 12:35
nga:Lorik J

Në xhiron e 34-të të La Ligës spanjolle, Alaves ka barazuar 0-0 me Atleticon.

Kjo ndeshje shënoi një moment historik për 32-vjeçarin Jan Oblak, i cili u zhvendos në vendin e tretë në historinë e La Ligës për numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol.

Renditja është si më poshtë:

232 – Andoni Zubizarreta
212 – Paco Buyo
173 – Jan Oblak

Oblak ka luajtur 489 ndeshje për Atletico Madridin.

/GazetaBlic Sport