Sporti

Jamie Redknapp këshillon Liverpoolin ta transferojë Rudigerin

01/14/2022 19:37
nga:E K

Antonio Rudiger ka ngjallur interesim tejet të madh te shumë skuadra evropiane.

Mbrojtësi gjerman ende nuk ka rinovuar kontratën me Chelsean, kurse shumë skuadra si Real Madrid dhe Bayern Munich kanë nisur negociatat me agjentin e tij që ta transferojnë si lojtar të lirë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i Liverpoolit, Jamie Redknapp, ka këshilluar skuadrën angleze që ta transferojnë yllin gjerman, duke thënë se një mes Rudiger partneritet me Virgil
Van Dijk në mbrojtje do të ishte i pathyeshëm.

“Unë shikoj ekipin tim, Liverpool. Mund ta imagjinoni atë përkrah Van Dijk. Ai është një transferim i lirë në verë, nuk do t’ju kushtojë asnjë cent. Por padyshim që ai do të dëshirojë një pagë masive”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/