Sporti

Jamie Redknapp: Guardiola është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, ai ndryshoi futbollin përgjithmonë

01/14/2024 14:35
nga:Lorik J

 Ish-reprezentuesi anglez dhe tani eksperti i respektuar i futbollit, Jamie Redknapp nuk ka asnjë shqetësim kur bëhet fjalë për të diskutuar se cili është trajneri më i mirë i futbollit i të gjitha kohërave.

“Pep Guardiola është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave. Në thelb, në ditët e sotme të gjithë luajnë futboll në mënyrën e Pepit, të gjithë e nisin aksionin nga prapavija. Ne menduam se ishte e pamundur”, tha Jamie Redknapp.

Për sa i përket numrit të titujve në Angli, Sir Alex Ferguson është i padiskutueshëm, shumë në ishull vënë në pah madhështinë e Bill Shankly, por ish-lojtari i Liverpool, Tottenham, Bournemouth dhe Southampton thekson se vetëm Guardiola ka ndryshuar futbollin.

“Pep u bë kampion 11 herë në 14 vjet (Spanjë, Gjermani, Angli) dhe fitoi gjithsej 48 trofe të mëdhenj. Mund të flisni për Sir Alex Ferguson ose Bill Shankly, por Pep ndryshoi futbollin përgjithmonë,” theksoi Jamie Redknapp.

/GazetaBlic Sport