Sporti

Jamie Carragher tregohet i pamëshirshëm, “shpërthen” ndaj Messi, Mbappe dhe Neymar: Çfarë jeni duke bërë?

11/25/2021 08:50
nga:Lorik J

Jamie Carragher beson se Paris Saint-Germain nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve pasi ata po bartin tre pasagjerë si Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Skuadra franceze, PSG ka humbur mbrëmë nga Manchester City me rezultatin 2:1 në ndeshjen e Champions Leagues, përcjell GazetaBlic Sport.

Dhe Carragher beson se treshja e sulmit të PSG-së po e dëmton ekipin për shkak të punës së dobët që po e bëjnë.

“Unë thjesht nuk besoj se ekipet mund të mposhtin dikë tani”, tha Carragher për Paramount Plus.

“Le të themi se katër skuadrat që mendoj se njëra prej tyre do të fitojë Ligën e Kampionëve – Man City, Liverpool, Chelsea apo Bayern Munich – nuk kanë asnjë pasagjer në skuadër. PSG kanë tre, nuk kanë absolutisht asnjë shans për të fituar Ligën e Kampionëve, absolutisht asnjë shans”.

“Jam i frustruar duke e parë këtë, jam i frustruar me Mbappen më së shumti. Unë pothuajse mund ta kuptoj Messin deri në një farë mase, ai është 34 vjeç, ai duhet të ruajë veten për momente të caktuara.”

“Por Mbappe është 22 vjeç, ai duhet të kthehet në sprint dhe të kthehet duke ndihmuar shokët e tij kundër një skuadre të fortë si Man City”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport