Analisti i Sky Sports dhe ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, e ka lavdëruar ndeshjen emocionuese 4-4 midis Manchester United dhe Bournemouth, duke e quajtur atë ndeshjen më të mirë të sezonit të Premier League deri më tani.
“Ne nuk donim që kjo të mbaronte dhe na dukej sikur as gjyqtari nuk donte. Ishte sikur po luante golin e radhës, atë të fitores në fund.
“Sapo kemi parë ndeshjen më të mirë të sezonit të Premier League deri më tani. Kjo është ajo që e bën Premier League ligën më të madhe, produktin më të madh ose sido që ta quani, në botë.
“Për pjesën më të madhe të ndeshjes, Man United ishte absolutisht fantastik. Bournemouth nuk ishte në garë në pjesën e parë, por ishte fantastik në pjesën e dytë.
“Çfarë ndeshjeje! “Shkëlqyeshëm”, ka thënë Carragher.
/GazetaBlic Sport


