Ndeshja më e madhe angleze Manchester United – Liverpool, është shtyer pas protestave të fansave të Manchester United.
Fansat e Manchester United protestuan lidhur me pakënaqësitë e tyre drejtuar pronarëve të klubit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas këtij vendimi për anulimin e takimit ka reaguar edhe ish lojtari i Liverpool, Jamie Carragher i cili ka thënë se nuk është gjë e mirë që tifozët të ‘pushtojnë’ stadiumin në këtë mënyrë.
“Mund të flasim vetëm për ato që pamë. A duam që tifozët të sulmojnë stadiumet nga të gjitha anët dhe të anulohen ndeshjet? Jo nuk duam” , ka thënë Carragher.
Pas kësaj ai ka thënë se tifozët e Manchesteri United e kanë tepruar me protestën e tyre.
“Gjithmonë do të jetë dikush që e tepron – jo vetëm në një protestë. . Gjithmonë është dikush që bën diçka të çmendur”, ka vazhduar ai.
/GazetaBlic Sport.


