Xabi Alonso ishte i ftuar në emisionin e ish bashkëlojtarit të tij te Liverpooli, Jamie Carragher.
Alonso zbuloi shumë momente të karrierës së tij në emisionin e Carragher të titulluar “The Greatest Game”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tregoi ndeshjen më të keqe të karrierës e cila ishte humbja ndaj Barcelonës në kohën e trajnerit, Jose Mourinho, me rezultat 5-0.
Pos kësaj ai u pyet edhe për formacionin e ëndrrave me 5 lojtarë.
Ai zgjodhi në portë portierin, Manuel Neuer, në mbrojtje Sergio Ramos, në mesfushë zgjodhi, Zidane dhe Maradona, kurse sulmues në formacionin e tij prej 5 lojtarëve zgjodhi Ronaldon e vjetër.
Fakti që Alonso nuk e zgjodhi Carragher në mbrojtje e mërziti pak atë.
Ai pas kësaj zgjedhje i tha spanjollit, “Jam paksa i zhgënjyer me zgjedhjen tënde”.
/GazetaBlic Sport/


