Sporti

Jamie Carragher flet për përshtatjen e Darwin Nunez tek Liverpool: Është i ndryshëm me Roberto Firmino

09/16/2022 16:01
nga:Mergim Rreci

Jamie Carragher tha se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse Darvin Nunez do të përshtatet apo jo në skemën e Liverpool-it.

Ish futbollisti i të kuqve të vjetër pranoi se integrimi i tij me skuadrën nuk është në nivelin më të mirë, kjo edhe për faktin se ai nuk luajti në dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq, përcjell GazetaBlic Sport.

“Darvini ka ritëm, forcë dhe aftësi për të shënuar. Fillimi i tij nuk ishte më i miri. Natyrisht, përjashtimi ishte për të ardhur keq dhe tani ai po hyn në përpjekje për të luajtur në të njëjtin nivel me të tjerët. Përshtatja me ekipin gjithashtu vazhdon. Darvini është krejtësisht i ndryshëm nga Roberto Firmino. Ka një profil të veçantë. Krijon probleme për kundërshtarin. Në pesë ose gjashtë javët e ardhshme do të jetë më i integruar. Do të jetë shumë më e lehtë të shihet nëse ai përshtatet në skuadër, sepse deri më tani ai nuk ka luajtur mjaftueshëm”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/