Sporti

James Rodriguez rikthehet në Europë, kalon te ekipi i njohur grek

09/14/2022 14:27
nga:L J

James Rodriguez është afër një transferimi te Olympiacos.

Sulmuesi kolumbian do të mbërrijë sot në Greqi për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë për kampionin grek.

Grekët fillimisht do ta sjellin Jamesin në huazim dhe në fund të sezonit do të vendosin nëse duan ta blejnë nga Al Rayyan.

James do t’i bashkohet ish-shokut të skuadrës Marcelo në klubin e ri, i cili mbërriti si transferim i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Real Madridin.

/GazetaBlic Sport