Sporti

James Rodriguez mbetet pa skuadër

07/23/2026 12:44
nga:Mergim Rreci

Minnesota United ka njoftuar largimin e James Rodriguez . Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Bayern Munich iu bashkua klubit amerikan në shkurt të këtij viti.

Kolumbiani luajti vetëm gjashtë ndeshje në Major League Soccer, duke bërë dy asiste, transmeton GazetaBlic Sport.

Në muajt e fundit, është raportuar se 35-vjeçari Rodriguez mund ta përfundojë karrierën e tij pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Kolumbiani luajti gjithashtu për Banfield, Porto, Monaco, Everton, Al-Rayyan, Olympiacos, Rayo Vallecano, São Paulo dhe Leon gjatë viteve të tij si futbollist.

/GazetaBlic Sport/