Sporti

James Rodriguez ftohet nga Kolumbia pas një viti

11/04/2021 17:26
nga:Q R

James Rodriguez është ftuar në kombëtaren e Kolumbisë për herë të parë pas një viti.

Ish-mesfushori i Real Madridit, i cili u largua nga Everton për t’u bashkuar me skuadrën e Katarit, Al-Rayyan në shtator, fitoi Këpucën e Artë në Kupën e Botës 2014 dhe që atëherë kishte qenë një shtyllë në skuadrën e Kolumbisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, pas dëmtimeve të shumta, James nuk u zgjodh për skuadrën e këtij viti të Copa America.

Paraqitja e tij e fundit për vendin e tij ishte në humbjen 6-1 ndaj Ekuadorit në nëntor të vitit 2020.

Tani, James është ftuar për ndeshjet e ardhshme.

/GazetaBlic Sport