Sporti

James Milner: “Shpresoj që Superliga Evropiane të mos realizohet”

04/19/2021 23:17
nga:Lorik J

Krijimi i Superligës Evropiane është padyshim tema e ditës së sotme.

Klubet që kanë themeluar këtë kompeticion janë: Liverpool, Manchester United, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Juventus, shkruan GazetaBlic Sport.

Shumë figura të futbollit botëror kanë dal kundër kësaj gare.

Kundër krijimit të këtij kompeticioni është shprehur edhe lojtari i Liverpool, James Milner.

“Nuk më pëlqen, shpresojë të mos realizohet”, ka thënë lojtari anglez

“Mund ta imagjinojë se çfarë është thënë për këtë ligë, dhe unë me siguri pajtohem me shumicën e tyre”, vazhdoi Milner.

“Lojtarët nuk kanë fjalë për këtë gjë”, përfundoi mesfushori i Liverpoolit.

/GazetaBlic Sport.