Mesfushori i Anglisë, James Maddison vazhdon të jetë në situatë të palakmueshme.
Ylli anglez, James Maddison po vuan nga një lëndim, ndonëse është akoma i grumbulluar me ‘Tre Luanët’.
Raportime të ‘Goal’ bëjnë të ditur se Maddison ka humbur edhe një tjetër stërvitje me grupin.
Kjo është stërvitja e tretë radhazi që lojtari e humbi, para ndeshjes së parë në Kupën e Botës.
Anglia do ta nis kampanjën e saj me përballje ndaj Iranit.
Në dyshim për paraqitje janë edhe Kyle Walker dhe Kalvin Phillips.