Sporti

James Kraft fenomenal, dhuron spektakël pas nokautit ndaj Vaclav Trojacek

02/25/2023 22:00
nga:E K

“Audi Dome” po del të jetë një event tejet i suksesshëm për boksierët shqiptarë.

James Kraft ka vazhduar serinë e fitoreve për shqiptarët pas Valon Ahmetit e Kushtrim Tahirukës, Isuf Kelmendit e Armend Xhoxhajt, shkruan GazetaBlic Sport.

James Kraft ishte spektakolar duke dominuar meçin ndaj Vaclav Trojacek.

Kundërshtari i tij u dorëzua nw raundin e tretë aty ku Kraft po dhuronte spektakël.

Kujtojmë që pas pak do kemi rastin ta shohim edhe Shefat Isufin, kurse kryendeshja do jetë ajo e Robin Krasniqit që pritet të nis nga ora 22:00.

/GazetaBlic Sport/