Sporti

‘Jam shumë i mërzitur’, Flick flet për lëndimin e rëndë të Ter Stegen

09/23/2024 11:53
nga:Lorik J

Sezoni i Marc-Andre ter Stegen duket se ka përfunduar pasi ai pësoi një lëndim të tmerrshëm në gju në fitoren 5-1 të Barcelonës ndaj Villarrealit.

Ai raportohet se është jashtë për pjesën tjetër të sezonit, duke i lënë Blaugranët pa opsione cilësore në portë.

Pas ndeshjes, Hansi Flick u pyet nëse ai planifikon të nënshkruajë një zëvendësues për Ter Stegen. Ai u përgjigj: “Nuk kam folur me Ter Stegen. Po firmos një zëvendësues për Ter Stegen? Nuk më pëlqen kjo pyetje.

“Ju lutem kuptoni që jam shumë i mërzitur tani dhe nuk dua të flas për këtë temë tani.”

Inaki Pena duket se mbetet numri 1 i Barçës për shkak të dëmtimit të Ter Stegen dhe mund të luajë një rol kyç në ekipin e Flick për pjesën tjetër të sezonit 2024/25.

/GazetaBlic Sport