Lajme

“Jam servil, do ta votoj Bidenin” – Hoxha përshkruan me ironi raportet Kosovë – ShBA

07/04/2024 22:01
nga:G B

Në vazhdën e diskutimeve për raportet e Kosovës, me ShBA-të, analisti politik Dibran Hoxha, ka iroinuzar përmes një deklarate të tij, duke thënë se “do ta votojë Bidenin dhe Qeverinë Amerikane”.

Hoxha në “Debat Plus” tha se nëse për gjithçka duhet ta ndëgjojmë ShBA-në, atëherë nuk duhet as të dalim në zgjedhje e ta zgjedhim Qeverinë tonë.

“Unë jam servil i ShBA-së, do ta votoj Bidenin, Qeverinë Amerikane, që do të na qeverisë neve. S’kem nevojë të zgjedhim qeveri, e votojmë Bidenin edhe ata na zgjedhin Qeverinë, s’kemi nevojë ne, e pyesim edhe LDK-në sepse ajo kalon në zyre të tyre”, tha ai.

Duke u kthyer në seriozitet Hoxha theksoi se servilizmi nuk është mjet i duhur politik për të shkuar përpara.