Kader Kicaj është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 2, e cila u bë pjesë e formatit rreth dy javë më parë.
Me të hyrë në shtëpinë e famshme ajo mori vëmendje të madhe, ndërsa tashmë është bërë pjesë e debateve dhe diskutimeve të ndryshme me banorët.
Por, krahas kësaj, Kaderi ka preferuar që të flas shumë pak për jetën e saj private, megjithatë ajo e ‘hapi zemrën’ së fundmi me miqtë e saj brenda BBVK, Albyn, Lumbardhin dhe Monikën.
Mes lotëve, Kaderi për herë të parë ka treguar se është rritur pa nënë dhe se e ka e ndje mungesën e saj gjatë tërë jetës.
Madje ajo tha se kjo i ka shkaktuar frikës se një gjë e tillë mund t’i ndodh edhe kur ajo vet të bëhet nënë.
“Po mërzitem kur po ju shoh ty (Albyn) dhe Monikën për fëmijët e juve, është diçka që më prek shumë, unë jam rritur me njerkë, për këtë jam shumë më e fortë edhe për këtë arsye vetëbesimi më është rritur shumë se ndoshta nëse do i kisha të gjitha në jetë nuk do e kisha këtë guxim që e kam, sepse shtylla e një fëmijë është nëna, pastaj vjen babai, pse thonë se nëna është ajo që i mbledh fëmijët në sofër, e kam një peng në jetë se them ‘çka nëse nesër martohem dhe bëjë fëmijë dhe me i lënë fëmijët e mi sikur e ka bërë nëna ime’, nuk e paramendoj jetën time ashtu, për ata e kam frikë që ta gjej një njeri dhe nuk më ecën fati me të deri në fund, është ndryshe kur fëmijët i rrit vet, se ndryshe kur rriten me të dy prindërit”, tha mes lotësh Kaderi.