Lajme

“Jam pa fjalë e me shumë turp”/ Deputeti i PD-së: Rama vuri sanksionin e parë ndaj Kosovës, do të kujtohet gjatë në histori

06/14/2023 08:20
nga:G B

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka thënë se Rama vuri sanksionin e parë, me anulimin e njëanshëm të mbledhjes së dy qeverive, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është pa fjalë e me shumë turp, duke shtuar se kjo do të shkruhet e kujtohet gjatë në historinë e Shqipërisë.

Postimi i tij i plotë:

Me anullimin e njeanshem te mbledhjes se qeverive Shqiperi-Kosove,Rama sapo vuri sanksionin e pare ndaj Kosoves.

Kjo do shkruhet e kujtohet gjate ne historine tone.

Jam pa fjale..e me shume turp.