Lajme

“Jam në pushime” – Rrezarta Krasniqi tregon pse mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit

05/09/2026 19:02
nga:Sh R

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, si dhe të jetë kandidate për presidente, raporton GazetaBlic.

Megjithatë, në mbledhjen ku u formalizua rikthimi politik i Osmanit në LDK, munguan disa figura të rëndësishme të partisë, përfshirë edhe Rrezarta Krasniqin.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku thotë se është në pushime të cilat i kishte planifikuar kohë më parë.

“Jam ne pushime i kom planifikuar ma heret”, tha ajo shkurtimisht për GazetaBlic.

Përveç saj, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm, siç mëson GazetaBlic, nuk morën pjesë as Driton Selmanaj, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxheri dhe Vlora Dumoshi.

‘Tetëshja’ e LDK-së që ‘bojkotoi’ Vjosa Osmanin, si bartëse e listës

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale