Sporti

“Jam më i vjetër tani”, Nadal bën deklaratën interesante para Wimbledonit

06/23/2022 10:18
nga:Lorik J

Rafael Nadal mundi Stanislas Wawrinka 6-2 6-3 në një lojë miqësore në Hurlingham Classic në ndeshjen e tij të parë në bari që nga viti 2019.

Nadal mungoi në Wimbledon vitin e kaluar për shkak të problemeve, por dukej në formë të mirë para 1300 shikuesve në Fulham, përcjell GazetaBlic Sport.

22-herë fituesi i Grand Slamit thotë se ishte i kënaqur me mënyrën se si performoi dhe beson se ndeshjet në Hurlingham do të jenë të dobishme përpara Wimbledon-it që do të zhvillohet më 27 qershor.

“Është bërë një kohë që nuk kam luajtur në bar,” tha ai.

“Që nga viti 2019 nuk kam qenë në gjendje të luaj në bar në momentet e vështira që kaluam me pandeminë dhe vitin e kaluar u lëndova. Kështu që jam i emocionuar që jam kthyer këtu ku jemi sot. Ka qenë gjithmonë kënaqësi të luaja këtu, në Hurlingham është e veçantë të kthehem”.

“Unë jam më i vjetër tani – nuk mund të luaj kaq shumë ndeshje. Për mua është e përkryer të luaj disa ndeshje këtu përpara se të fillojë Wimbledon. Kjo më ndihmon të ndjej të paktën një konkurrencë përpara Wimbledon”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport