Sporti

“Jam me fat që u stërvita përkrah më të mirit në botë”, Rey Manaj reagon për largimin e Mesit nga Barcelona

08/06/2021 22:34
nga:Mergim Rreci

Rey Manaj ka fituar shumë terren tek Barça që pas paraqitjeve të mira në miqësoret e verës ku arriti të realizonte dhe 4 gola.Mes merkatos dhe stërvitjes, Manaj ka reaguar mbi largimin e Lionel Mesit nga blaugranasit që tronditi jo pak botën e futbollit.

Sulmuesi i Kombëtares ka postuar një çast nga momenti i stërvitjes me Messin duke shkruar fjalët: ‘’Ndihem me fat që arrita të stërvitem përkrah lojtarit më të mirë në botë. Ishte një kënaqësi e madhe të mësoja nga ti. Paç fat Leo Messi’’, shkroi Rey Manaj.

 

Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an

 

Ein Beitrag geteilt von Rey Manaj (@reymanaj97)