Lajme

‘Jam mbrojtë nga kufomat e vrara, s’më vjen turp me tregu’ – Nijazi Kryeziu flet për masakrën e Dubravës

05/22/2024 22:33
nga:G B

Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Për të rikujtuar këtë masakër në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ kanë folur disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

Nijazi Kryeziu, i mbijetuar i kësaj masakre ka rrëfyer për emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 momentet e tmerrit qe kanë përjetuar në masakrëne Dubravës.

Ai ka treguar se gardianët i rrahnin 11 herë në ditë me shufra hekuri, raporton gazeta10.

Kryeziu thotë se kurrë nuk e kishte besuar se do të dal i gjallë nga ajo kasaphane.

‘Jam mbrojtë nga kufomat e vrara, s’më vjen turp me tregu’, ka thënë Kryeziu.