Showtime

“Jam krenare”, Dua Lipa nuk ndalet, ja cili është suksesi i radhës!

10/12/2022 22:10
nga:G B

Dua Lipa është bërë pjesë e fushatës së “Grammy Museum” për edukimin muzikor.

Lajmin  e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram” vetë ajo, duke u shprehur shumë krenare.

“Jam krenar që jam pjesë e Fushatës së GRAMMY Museum për Edukimin muzikor në punën e tyre për demokratizimin dhe zgjerimin e programeve të tyre në arsim dhe komunitet. Fondet e mbledhura do të ofrojnë pranim falas në Muzeun GRAMMY në qendër të Los Angeles për të gjithë studentët dhe do të zgjerojnë qasjen në programet e tyre të edukimit muzikor në të gjithë SHBA”, ka shkruar Dua.