Lajme

“Jam i lumtur që masakt po bien”, Pacolli: Çështja e Aeroportit të Vlorës po përfundon në arbitrazh ndërkombëtar

10/07/2026 14:50
nga:Genita C

Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën rreth ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke thënë se çështja tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe po trajtohet në arbitrazh ndërkombëtar.

Pacolli deklaroi se MABCO ka përballuar kosto të konsiderueshme ligjore dhe dëme, ndërsa theksoi se vendimet e disa gjykatave shqiptare në lidhje me projektin janë rrëzuar nga shkallë më të larta të gjyqësorit.

Sipas tij, pas ndërhyrjes së arbitrit emergjent ndërkombëtar janë vendosur masa për ruajtjen e status quo-së, duke krijuar pasiguri rreth përfundimit të projektit.

“Qëllimi mbetet përfundimi i ndërtimit të kësaj vepre me rëndësi kombëtare”, ka shkruar Pacolli.