Ish-reprezentuesi francez Christophe Jallet, 39 vjeç, komentator i Canal +, ishte kritik ndaj Cristiano Ronaldos, jo vetëm në lidhje me drejtimin që vendosi të merrte me karrierën e tij, por edhe për qëndrimet e tij ndaj publikut.
Madje ai përforcon mendimin se ylli portugez 38-vjeçar duhej të ishte kthyer në Sporting, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ronaldo është bërë objekt urrejtjeje, ai ka pasur veprime që askush nuk dëshiron t’i shohë. Ai është një legjendë e sportit dhe do ta shkatërrojë atë. Do të kisha preferuar që ai të ishte kthyer në klubin e fëmijërisë[Sporting], nuk e kuptoj pse zgjodhi këtë hap”, ka deklaruar ai.



