Lajme

Jakupi: Një nga premtimet tona kryesore është rritja e pagës mesatare në 1000 euro

01/17/2025 18:23
nga:N K

Faton Jakupi, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, me numër 46, komentoi rritjen e pagave prej 55% që është bërë nga qeveria aktuale për sektorin publik.

Në një intervistë dhënë për GazetaBlic, ai ka rikujtuar kryeministrin e vendit Albin Kurti, se në kohën kur ka qenë në opozitë, një veprim të tillë e quajke “blerje votash”.

Sipas Jakupit, edhe pse rritja e pagave është një hap i mirë, ajo nuk është në përputhje me inflacionin dhe nevojat e familjeve kosovare për të përballuar kostot e jetesës.

“Po vet z.Kurti, vet kryeministri jonë, rritjen e pagave në prag të zgjedhjeve e quajke blerje votash. Me vota të qytetarëve, inflacioni, kriza ekonomike që ka kapluar Evropën, duke mos përjashtuar Kosovën tonë, nevojat për rritje pagash janë më të mëdha se kjo që jep ky e atë që e bën. Duhet me pasë një strategji më të mirë që e përthekon dhe mundet paga e sektorit publik, por edhe sektorit privat me rritë pagën mesatare, që njerëzit me pasë më të lehtë me kalu muajin. Ekonomitë familjare sikur sot kurr më herët nuk kanë borxh, kreditë që i kanë marrë në bankat tona është numri i rritur, dhe njerëzit marrin kredi për me mbulu muajin në muaj. Edhe kjo rritje është e mirëseardhur për secilin qytetarë e gjithçka, por nuk është në harmoni me inflacionin dhe nevojat e familjes për me i mbushë shportat”, deklaroi Jakupi.

Për programin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Jakupi deklaroi se një nga premtimet kryesore është rritja e pagës mesatare në 1000 euro, pasi aktualisht Kosova mbetet mbrapa në rajon.

“Është premtim i dhënë në programin tonë, të Aleancës që paga jonë mesatare do të jetë 1 mijë euro, për faktinq ë ne mbetem në katër vitet e fundit vendi më mbrapa në pagën mesatre në rajon dhe ne duhet të jemi paralelisht me rajonin. Do të kemi politika të tjera zhvillimore që ta përkrahim sektroin privat, duke përkrahur sektorin privat me kusht që kjo të interpretohet në pagën e punëtorit privat dhe të rritet standardi i qëndrueshmërisë financiare në ekonomitë tona familjare”, bëri të ditur ai për GazetaBlic.

Po ashtu, Jakupi premtoi se edhe pensionet në vendin tonë do të jenë rreth 500 euro.

“Pensioni do të jetë me pagën minimale, rreth 500 euro. Dhe e cila është e barasvlefshme e përafërt me pensionet e shteteve të rajonit dhe ne mundemi me bë. Dikush mundet me pyet hipotetikisht, se qysh mundeni me bë, mjafton ne me ia dhënë mundësinë partneritetit publiko privat me punu me ne në sektorin e energjisë, në sektorin e ndërtimit e të tjera, e ku paratë, që e dimë se i kemi hargjuar 560 milionë euro duke blerë energji veç në tri vitet e fundit, kjo nuk i ka ndodhur Republikës së Kosovës më herët”, tha ai.