Lajme

Jakupi nga Ferizaj: Energjia dhe mbështetja që pamë janë dëshmi se Kosova Fituese po merr formë

22 ditë më parë
nga:G B

Faton Jakupi, kandidat për deputet nga AAK, ka thënë se në tubimin e sotëm në Ferizaj, qytetarët treguan qartë se duan ndryshim, përgjegjësi dhe një vizion të qartë për të ardhmen, raporton Gazeta Blic.

“Energjia dhe mbështetja që pamë janë dëshmi se Kosova Fituese po merr formë – një Kosovë me qeverisje të fortë, të drejtë dhe pranë qytetarëve”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sonte, në një tubim madhështor në Ferizaj, qytetarët treguan qartë se duan ndryshim, përgjegjësi dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

Energjia dhe mbështetja që pamë janë dëshmi se Kosova Fituese po merr formë – një Kosovë me qeverisje të fortë, të drejtë dhe pranë qytetarëve!

Faleminderit Ferizaj për këtë përkrahje të jashtëzakonshme!

Së bashku, po ndërtojmë rrugën drejt fitores!

Për Kosovën Fituese 137

Faton Jakupi 46