Lajme

Jakupi mohon se ka qenë në një klub të striptizmit në Tajlandë- ‘Këlyshët e klanit Pronto po përhapin sërish lajme të rreme’

03/29/2023 13:25
nga:Y I

Shefi i kabinetit të kryediplomates kosovare, Sharr Jakupi, ka mohuar raportimet që qarkulluan sot nëpër media se i njëjti ka qenë në një klub striptizmi në Tajlandë, raporton Gazeta Blic.

Jakupi në reagimin e tij shkruan se “Këlyshët e klanit Pronto po përhapin sërish lajme të rreme”

“Përmes këtij postimi dua të demantoj artikullin që po qarkullon në disa media online lidhur me një fotografi ku shihem unë në një club nate gjatë pushimeve private që kam kaluar në Tajlandë.Dua të theksoj që aludimet e mediave duke filluar nga lloji i club-it e deri tek pjesa që ka mundur të jetë vizitë zyrtare, janë të pavërteta dhe me tendencë të prishin reputacionin tim si individ, profesionist dhe zyrtar shtetëror”shkruan Jakupi në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: