Lajme

Jakupi homazhe në Rogovë të Hasit: Përulemi para kujtimit të atyre që ranë për lirinë që ne gëzojmë sot

20 ditë më parë
nga:G B

Faton Jakupi, kandidat për deputet nga AAK, ka bërë homazhe në Rogovë të Hasit, për rënien e dëshmorëve, raporton Gazeta Blic.

“Me zemra të mbushura me dhembje dhe nderim, përulemi para kujtimit të atyre që ranë për lirinë që ne gëzojmë sot. Ata janë heronjtë tanë, emrat e të cilëve do të jetojnë përjetë në kujtesën tonë kombëtare”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

27, 28 dhe 29 Janari shënojnë një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe heroike të historisë sonë – Rënien e dëshmorëve në Rogovën së Hasit, e cila ndodhi më janar 1999.

Me zemra të mbushura me dhembje dhe nderim, përulemi para kujtimit të atyre që ranë për lirinë që ne gëzojmë sot.

Ata janë heronjtë tanë, emrat e të cilëve do të jetojnë përjetë në kujtesën tonë kombëtare.

Amaneti i të rënëve na obligon që të punojmë për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe të paqshme.

Lavdi të rënëve për atdhe!