Lajme

Jakup Krasniqi feston sot ditëlindjen e 73-të

01/01/2024 12:07
nga:G C

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, sot e feston ditëlindjen e tij të 73-të.

Vajza e tij, Gresa në urimin e saj tha se dëshira e vetme e familjes për vitin 2024, është kthimi i kryefamiljarit në shtëpi.

“jetofsh sa malet e Shqipnisë. Urime ditëlindjen Babi!”, tha ajo.

Jakup Krasniqi, gjendet në Hagë nga muaji nëntor i vitit 2020.

Ai së bashku me krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin por edhe akterë të tjerë po gjykohen në Hagë për krime të luftës.