Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme vendosi lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së ankesës së Listës Serbe, kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.
Sipas vendimit të Kushtetueses të nxjerrë të mërkurën, konstatohet se procedura e zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb nuk ishte në përputhje me aktin më të lartë juridik të shtetit.
E mosrespektimi i vendimeve nga kjo gjykatë, mund t’i kushtojë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Kështu deklaroi sonte në emisionin Rubikon, Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
“Z. Basha duhet të tërhiqet sepse në seancë edhe kur t’i mban mbledhjen me partitë politike, ai është njëri nga tre krerët shtetëror, përfshirë edhe kryetarin e kaluar që do të evidentohet edhe nga raportet monitoruese në Komision të Venecias edhe për Këshill të Evropës, si ndërhyrje në sistem të drejtësisë”, deklaroi Jakaj në Klan Kosova.


