Lajme

Jakaj: Kostoja financiare për me dërgu një fëmijë në arsimin publik i afrohet kostos në sektorin privat

09/18/2025 19:58
nga:Genita C

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka ngritur shqetësimin për koston gjithnjë në rritje që po përballin prindërit për arsimin publik, duke e quajtur këtë një paradoks, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, mungesa e mësimit tërësisht ditor në shumicën e shkollave publike po detyron prindërit të dërgojnë fëmijët në qendra ditore private, me kosto mujore deri në 150 euro.

Ndërkohë, arsimi privat kushton rreth 250 euro në muaj, çka e bën arsimin publik gati sa 2/3 e atij privat.

“Përgjegjësia bie mbi kryetarët e komunave dhe qeverinë, të cilët kanë dështuar që në katër vjet ta zgjidhin këtë çështje”, shkroi Jakaj, duke kërkuar që arsimi publik të bëhet tërësisht ditor.

Ai theksoi se qytetarët duhet të kërkojnë llogari dhe se puna e kryetarëve të ardhshëm duhet të matet me rezultate konkrete, jo vetëm me premtime zgjedhore.