Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Justina Shiroka-Pulën për përzgjedhjen e saj si kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga tha se kjo arritje shënon jo vetëm sukses personal, por edhe një hap të rëndësishëm për barazinë dhe përfaqësimin e grave në institucionet më të larta të dijes.
“Gratë e Kosovës. Urime të përzemërta Justina Shiroka Pulës për zgjedhjen si Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Një arritje që shënon jo vetëm sukses personal, por edhe një hap të rëndësishëm për barazinë dhe përfaqësimin e grave në institucionet më të larta të dijes”, ka shkruar ish-presidentja.
ë.


