Lajme

Jahjaga takohet me Kasanof- Flasin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve!

10/18/2024 18:27
nga:Y I

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Departamentin e Shtetit u mirëprit nga zëvendës ndihmës sekretari Alexander Kasanof.

Jahjga thotë se me Kasanof kanë diskutuar për zhvillimet aktuale duke e ritheksuar nevojën dhe domosdoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në Departamentin e Shtetit Amerikan u mirëprita nga Zëvendës Ndihmës Sekretari z.Kasanof. Z. Kasanof e urova për detyrën e re dhe i dëshirova mandat të suksesshëm.Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ritheksova nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan Jahjaga raporton Gazeta Blic.

Shkrimi i plotë: