Lajme

Jahjaga për Albright: Përgjithmonë mirënjohës për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj

03/23/2022 21:41
nga:Genita C

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeline Albright.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është e shokuar nga vdekja e Albright.

“Madeline Albright, një lidere e shquar, e një luftëtare dhe mbrojtëse e pandalshme për liri dhe demokraci”.

“Një model, frymëzim dhe mike e dashur për mua. Do ta nderojmë e kujtojmë përherë trashëgiminë tuaj. Përgjithmonë mirënjohës për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj”, ka shkruar Jahjaga.