Sot zhvillohen dy çerekfinalet e tjera në Kampionatin Evropian.
Çekia dhe Danimarka do të përballen në ndeshjen e parë të ditë e cila fillon në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy kombëtaret kanë befasuar për të mirë në këtë këtë edicion të Kampionatit Evropian, duke zhvilluar paraqitje fantastike.
Në ndeshjen tjetër, Anglia kërkon kualifikimin tutje në gjysmëfinale, atje ku kundërshtar do ta ketë Ukrainën.
Kombëtarja e Ukrainës nën urdhërat e Andriy Shevchenkos ka arritur rezultate fantastike dhe këtë gjë e synon edhe sot.
Sipas informacioneve nga mediat angleze, Jadon Sancho do të jetë sot që nga minuta e parë në formcionin e “Tre Luanëve”.
Kjo ndeshje luhet me fillim në ora 21:00 dhe këto pritet të jenë formacionet e mundshme.
Ukraina: Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko, Zinchenko; Sydorchuk, Stepanenko, Shaparenko; Yarmolenko, Yaremchuk.
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Henderson, Phillips; Foden, Mount, Sancho, Kane.
/GazetaBlic Sport/


