Italiani Lamont Marcell Jacobs ka fituar medaljen e artë në Olimpiadë.
Marcell Jacobs ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Jacobs ishte fantastik dhe e mbylli garën për 9.80 sekonda.
Vendin e dytë e zuri Fred Kerley me kohë 9.84.
Ndërsa podiumi u mbyll nga kanadezi Andre de Grasse që 100 metrat i përshkroi për 9.89.
Kjo medalje e Jacobs ishte e katërta e artë për Italinë në këto Lojëra Olimpike ndërsa kanë edhe edhe 8 të argjendta dhe 15 të bronzta.



