Sporti

Jack Grealish theu dritën e kamerës së Sky Sport Italia, Zinchenkok ka një koment epik

04/14/2022 15:51
nga:Mergim Rreci

Ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish theu dritën e kamerës së Sky Sport Italia mbrëmë dhe Oleksandr Zinchenko bëri shaka me gazetarët italianë: Ai do të paguajë për dëmin.

Manchester City siguroi një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mbrëmë pas barazimit 0-0 kundër Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”. Ka pasur tension në fund të ndeshjes me një sherr masiv mes lojtarëve të dy skuadrave, përcjell GazetaBlic Sport.

Atmosfera ishte paksa më e relaksuar gjatë nxehjes edhe pse Grealish goditi aksidentalisht me top një dritë të kamerës së Sky Sport Italia, duke e thyer atë.

Shoku i tij i skuadrës Zinchenko e pa skenën dhe i tha gazetarit në fushë, Giorgia Cenni se anglezi do të kishte paguar për të.