Sunderland ka paraqitur një ofertë për të transferuar Jack Grealish në huazim nga Manchester City, ndërsa kampionët e Anglisë janë të hapur për largimin e tij.
Sipas David Ornstein, marrëveshja parashikon që Manchester City të vazhdojë të mbulojë një pjesë të pagës së Grealish, ndërsa Sunderland do të ketë mundësinë ta blejë përfundimisht lojtarin verën e ardhshme.
Grealish është pranë fundit të kontratës së tij me Manchester Cityn, ndaj një huazim te Sunderland mund të shndërrohet në një transferim të përhershëm në verën e ardhshme.
Tashmë priten zhvillimet e radhës për të ardhmen e yllit anglez.
/GazetaBlic Sport/


