Lajme

Jabllanoviq publikon foto nga Leposaviqi: Njësia speciale e Policisë së Kosovës po pengon lëvizjen normale të qytetarëve

03/20/2024 21:39
nga:G C

Kryetari i Partisë së serbëve në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq ka publikuar foto të veturës së Njesisë Speciale të Kosovës të parkuar në trotuar për këmbësor.

Jabllanoviq duke etiketuar kryeministrin Kurti, ka thënë se: Njësia speciale e Policisë së Kosovës po pengon lëvizjen normale të qytetarëve.

“20.03.2024 (21.00) qendra #Leposaviq, trotuar për këmbësorë. Njësia speciale e Policisë së Kosovës po pengon lëvizjen normale të qytetarëve derisa janë duke pirë kafe”, shkruan Jabllanoviq.