Lajme

Jabllanoviq: Peticioni është lojë e Albin Kurtit, kriza në veri do të thellohet edhe më shumë

01/17/2024 11:53
nga:G C

Kryetari i Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq thotë se situata që sot gjendet veriu i Kosovës është për faj të Listës Serbe dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Jabllanoviq në një prononcim për GazetaBlic se vetëm dorëheqja e kryetarëve aktual në katër komunat veriore është zgjidhje e krizës.

“Një situatë e tillë e vështirë në veri është për shkak të lëvizjeve thellësisht të gabuara të Listës Serbe në të kaluarën, si dhe vendimit për t’u larguar nga institucionet (PK, gjykata, prokuroria,…), është edhe kokëfortësia dhe urrejtja e serbëve ndaj Qeverisë së Albin Kurtit. Besoj se dorëheqja e “kryetarëve” jolegjitimë është e vetmja rrugë reale, e shpejtë dhe korrekte për zgjidhjen e krizës”, tha Jabllanoviq.

Jabllanoviq i quan kryetarët aktual të katër komunave veriore “kukulla” që lëvizin nga Albin Kurti.

“Është e qartë se ata që aktualisht kryejnë funksionet e kryetarit të komunës nuk e kuptojnë këtë sepse nuk janë politikanë por kukulla në një varg të lëvizur nga Albin Kurti në shfaqjen e tij nacionaliste të dedikuar për pjesën e popullit shqiptar në Kosovë dhe në rajon”, shtoi ai.

Jabllanoviq thotë se shkarkimi i kryetarëve aktual me peticion është vetëm një thellim i krizës.

“Ata që i sollën qytetarët në një situatë kaq të rëndë, pra Lista Serbe dhe Qeveria e Kosovës, duhet ta zgjidhin këtë krizë. Unë personalisht mendoj se nuk po ia dalin dot, por në të njëjtën kohë shpresoj të jem i gabuar në vlerësimet e mia. Së shpejti do të tregohet se këtë herë shkarkimi i kryetarit me peticion është vetëm një thellim i krizës dhe shtyrja e zgjedhjeve të reja dhe se kjo është loja e Albin Kurtit, të cilën e vendosën këtë herë krahas Listës Serbe dhe BE-së dhe SHBA”, tha Jabllanoviq për GazetaBlic.

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në Veri, flet Lulëzim Hetemi: S’do të konkurroj më!

Kryetari i Zubin Potokut: Iniciativa për shkarkimin tim s’do të ketë sukses