Lajme

Jabllanoviq: Kosovën nuk e përjetoj si shtet por e pranoj realitetin

09/25/2024 21:34
nga:Sh R

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq është pjesë e panelit të kësaj të mërkure në emisionin “Politiko” në Kanal10.

Derisa aty po diskutohet çështja e veriut, Jabllanoviq deklaroi se pranon realitetin e terrenit të Kosovës ndose nuk e përjeton si të tillë.

“Unë Kosovën nuk e përjetoj si shtet por e pranoj realitetin që tashmë ekziston në terren. Që të ndjeheni mirë duhet të ketë të drejtë bilaterale, mendoj se serbët nuk e pranojnë në këtë moment sepse janë të hutuar dhe gjenden në një presion të fuqishëm të institucioneve të Kosovës, veçmas në veriun e Kosovës”, deklaroi Jabllanoviq.

Tutje, sipas tij institucionet qendrore në vend po ndjekin rrugë të gabuar me veprimet e fundit në veri.

“Dhe mendoj që Kosova me shtetësinë e saj është duke ndjekur në rrugë të gabuar, veçmas me sjelljet ndaj serbëve në veriun e Kosovës”, shtoi ai.