Lajme

“Ja të vdesim, ja të rrojmë”, Berisha u bën thirrje simpatizantëve të mbrojnë dinjitetin e tyre

04/28/2024 09:18
nga:G B

Kryetari i Partisë së Lirisë, njëherit edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta iu bashkua mbrëmjen e së shtunës protestës së Rithemelimit, poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën përshëndetëse nga ballkoni, Berisha shprehu urimet e përzemërta për praninë e Metës, si dhe për anëtarët e Konventës së partisë së Lirisë për ndryshimet që miratuan në statut.

“Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë dhe anëtarëve për konventën e betejës fitimtare Mirëmbrëma, përshëndetjet më të zjarrta luftëtarëve të lirisë, qëndrestarëve të pamposhtur”.

Berisha ftoi simpatizantët se është koha që të mbrojnë dinjitetin e tyre me çdo kusht. “Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi ynë”, tha Berisha në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në protestë.